Sa i kushtoi FC Prishtinës transferi më i shtrenjtë në 30 vitet e fundit?

FC Prishtina ka bërë sot prezantimin e Sabien Lilaj, të cilin e ka vlerësuar si transferin më të shtrenjtë në 30 vjetët e fundit, raporton Mediafokus.info.

Por, nuk është bërë e ditur shuma nga ana e klubit të kryeqytetit.

Ja njoftimi i FC Prishtinës:

Mirë se vjen Sabien

Lilaj vije nga Izraeli – prezantohet nga Haradini

Prishtinë, 31 gusht 2020 – Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).

Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!

Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë

/Mediafokus.info/