Sa miliardë euro i kushton Kosovës plani 5-vjeçar për rimëkëmbje ekonomike?

Plani për rimëkëmbje ekonomike në pesë vitet e ardhshme do t’i kushtojë Kosovës 6 miliardë euro, raporton Mediafokus.info.

Këtë e ka bërë të ditur sot Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

“Përmes këtij Këshilli do të vazhdojmë punën e mirë do të harmonizojmë proceset shtetërore me ato private që do të ndihmojnë zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Kjo është e rëndësishme tani kur po përballemi më kohën e pandemisë COVID-19. Ne edhe ashtu kemi pasur në plan që në shtator të fillojmë planin afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike, sepse do të përballemi me krizë ekonomike, sepse pandemia ka shkaktuar dëme afatgjate në çdo sektor. Kjo nënkupton një strategji zhvillimore pesë vjeçare, që do të shkon deri në 6 miliardë euro”, ka thënë Hoti./Mediafokus.info/