Sa mjekë të Spitalit të Gjilanit u infektuan nga COVID-19?

Infeksionit me COVID-19 nuk i kanë shpëtuar as mantelbardhët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Prej 13 marsit e deri më sot, në këtë institucion të lartë shëndetësor janë infektuar 12 mjekë, ka bërë të ditur për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit, Dr. Ukshin Ismaili.

“Që nga fillimi i përballjes me pandeminë, në total janë infektuar 38 punëtorë shëndetësorë, 12 prej të cilëve janë mjekë, 20 infermierë dhe 6 persona të tjerë që janë staf ndihmës”, ka thënë Ismaili.

Aktualisht, 13 punëtorë shëndetësorë aty janë të infektuar nga coronavirusi dhe kjo e ka rënduar gjendjen në këtë Spital, i cili e mbulon regjionin me 11 komuna të lindjes.

Madje, është kërkuar nga Qeveria që të lejojë angazhimin e stafit mbështetës./Mediafokus.info/