Sa qytetarë të Anamoravës po i presin rezultatet për Covid-19?

Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan ka njoftuar se për 66 mostra po i presin rezultatet për qytetarët e tri komunave të mëdha të Anamoravës.

Në një prononcim për Mediafokus.info, epidemiologia dr. Burbuqe Shkodra, ka konfirmuar se nga këto mostra, 42 janë për Kamenicën, 18 për Vitinë dhe 6 për Gjilanin.

“Por, duhet të bëhet e qartë se në Viti janë 14 ritestime, 4 janë të reja. Në Kamenicë janë 13 ritestime të Topanicës dhe Poliqkës, ndërsa 28 mostra të reja. Ndërkohë, në Gjilan i kemi 4 ritestime dhe dy mostra të reja”, ka deklaruar epidemilogia Shkodra për Mediafokus.info.

Ajo ka thënë se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast të referuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Rezultatet pritet te dalin rreth ores 22:00./Mediafokus.info/