Sa raste pozitive janë shënuar deri më tani në Komunën e Gjilanit

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Kosovë, më 13 mars e deri më sot, Komuna e Gjilanit ka shënuar gjithsej 898 raste pozitive me COVID-19.

Sipas të dhënave nga IKShPK, nga këta të prekur, 714 janë shëruar plotësisht, ndërsa 39 prej tyre kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Në 24 orët e fundit në këtë komunë janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht, Gjilani ka 145 raste aktive, nga të cilat 35 janë të hospitalizuara./mediafokus.info/