Sa shumë qenie njerëzore ka në këtë botë e sa pak prej tyre janë njerëz të vërtetë

ERMIRA JERLIU

Është mëngjes herët, një nga ato mëngjeset pranverore ku flladi t`i përkëdhel butë flokët e dielli që duket se ta bën me sy e të fton te dalësh.

Për një moment tundohem nga ky diell verbues dhe nga ky qiell i kaltër që duken aq të “pafajshëm” dhe njëkohësisht lozonjarë e “djallëzor” në këto ditë karantimi.

E ndërsa përgatis shpejt kafen e mëngjesit, në fraksion të sekondës, qindra mendime ma pushtojnë mendjen.., ende po e shijoj diellin por me një reflektim ndryshe, po i përshtatem si një kameleon kushteve të karantinës.

Nëpër lajme apo slogane të ndryshe, dëgjojmë shpesh moton e këtyre ditëve “#rrinë shpi”.

Mes këtyre dilemave, pavarësisht gjithë “burgosjes” psikologjike dhe fizike, të qëndruarit në shtëpi ka edhe shumë anë pozitive. Duket gati qesharake, por njerëzit më shumë po i tremben qëndrimit në shtëpi sesa vete pandemisë që është shfaqur.

Unë nuk i trembem qëndrimit në shtëpi, i trembem më shumë faktit që askush nuk di të thotë me saktësi sa do të zgjas e gjithë kjo?!

E ndërsa pjesa tjetër duket mjaft e disiplinuar, do thonë shumica prej jush, as ty s`të pëlqen të jesh e izoluar.

Do te mashtroja veten nëse do ta pohoja ketë, por në këto raste emergjente, ku pushtetin dhe vëmendjen e ka marrë Coronavirusi, përgjegjësia jonë qytetare është t`i respektojmë këto rregulla me dinjitet, sepse është realiteti që po vret njerëzit anë e mbanë botës.

Le t`i japim pak kohë nënës tokë, të marrë frymë lirshëm nga qenia njerëzore, të riciklohet ajri, të lirohet nga mendjemadhësia njerëzore që ka menduar se ka pushtuar botën.

Në këto momente reflektimi, mendimet m`i ndërpret djali, zgjohet me gëzim dhe me thotë me pafajësinë e një fëmije, mami edhe sot do te rrish me mu, edhe sot nuk do te shkosh ne pune??

Urra urra, ve buzën në gaz e buzëqesh me vete. Në fakt më kishte munguar kjo pjesë, te kaloja me shume kohe me fëmijën tim.

Rutina e punës nuk me linte kohe as te përcillja djalin ne shkolle, dhe shpesh me dukej sikur s`kisha kohë për asgjë. Ne punojmë qe te mos iu mungoje asgjë fëmijëve dhe ne fund kupton qe atyre i mungojmë vete ne prindërit!

Ne një dite mjafton shume pak, një fjalë nga një njeri i vogël, por me një rendësi kaq te madhe, një telefonat kurajuese nga një i afërm, për te ndryshuar ditën dhe për t’u mbush me energji pozitive.

Vjen dreka, sa me kishte munguar dreka me familje, për te harruar për një moment te gjitha lajmet, sterlajmet për viruset, këtu brenda ne shtëpi s’ka virus dua ta mbaj larg mendjes dhe familjes ne këto momente…, sepse kur mendoj qe ka edhe me keq, kur mendoj për një fotografi qe rastësisht ma zunë sytë ne internet, një familje siriane, një fëmije i zbathur, ulur në një karton, i rreckosur, një nënë qe s`ka ç’ti afroj veç lotëve dhe lutjes se zotit, kënaqëm që unë te paktën kam një shtëpi, ju te gjithë, ne kemi një strehë mbi koke, por na kane zëne sytë hi nga egoizmi dhe shpesh harrojmë sa mjerim ka kjo bote..!?

Ajo nene siriane do kishte gjithçka te kishte një çati mbi koke, te kishte ku te ngrohte fëmijën, ajo vetëm një strehë kërkon, jo luks, pranon çdo lloj karantimi vetëm jashtë mos t`i zë nata.

Këto mendime aq sa ma ligështojnë zemrën me japin një fuqi dhe force te brendshme për te ec para e për t`ju lut zotit te na jap edhe një mundësi, edhe një shans për ta pa jetën me tjetër sy!

Zoti ynë i plotfuqishëm na fal te gjithëve ne, jemi kaq shume te vegjël para teje, vetëm mëshira jote e madhe na e zbardhtë rrugën.

Sa shumë qenie njerëzore ka në këtë bote e sa pak njerëz të vërtet ka, sa shume “maska” sa pak sinqeritet..

Orët kalojnë, si pa kuptuar vjen mbrëmja serish jemi te gjithë bashke, momente, madje-madje gjejmë kohe me shume për te diskutua me njeri tjetrin, apo ndonjë lojë te huazuar, ndonjë film, po me pare kisha harru se cili kanal jepte filma me të mire, edhe marr frymë lirshëm, e falënderoj zotin, i shoh te shëndetshëm familjaret e mi.

Ilaçi me i mirë është shpresa. Unë shpresoj se dielli do te shndris edhe me fort se sot ne mëngjes, se do te vij dita qe serish do dalim e sterdalim. Por pas çdo dalje, edhe kur kthehemi ne shtëpi te gjithë njëzëri themi shtëpi e ëmbla shtëpi.

Unë qëndroj në shtëpi, jo se të dal do të thotë që frikësohem, por si qytetare e vendit tim, më minimalja që duhet të bëj është të ruaj e të mbroj të afërmit e mi dhe veten, sepse dua sërish t`i takoj të gjithë ata që i kemi larg, sepse dua ta shoh djalin tim të rritet i shëndetshëm, në një botë më të pasur shpirtërore, duke shpresua që të gjithë të ndryshojmë diçka nga vetja, të bëhemi pra njerëz më të mirë…/mediafokus.info