Sapuni apo xheli, cili preferohet për pastrimin e duarve?

Asgjë nuk funksionon më mirë se sapuni për të larguar mikroorganizmat nga duart, thotë Diola Dosti, dietologe.

Në çdo sezon viroze, mjekët rekomandojnë larjen e duarve. Me paraqitjen e koronavirusit, ky mesazh u theksua më shumë.

Njerëzit postojnë video se si të lajmë duart siç duhet. Gjithashtu po përdoren me shumicë dhe pastruesit e duarve (xhel).

Por ka disa lloje mikroorganizmash që xheli i duarve nuk i heq (dezinfektuesi i duarve): Norovirusi, HPV, MRSA, E. Coli.

Aktorja Kristen Bell bëri një eksperiment që e postoi dhe në Instagram.

Duart u mbuluan me xhel Glo Germ që duket vetëm në dritë UV dhe postoi foto si dukeshin ato pas pastrimit me dezinfektues duarsh dhe sapun.

Nga fotot u vu re se duart u pastruan komplet nga larja me sapun.

A mund të zëvendësojë sapunin dezinfektuesi i duarve? Përgjigja është jo, thotë Dosti dhe shton se tani kemi sapunë vendorë, të bërë nga bimë të certifikuara organike, të cilët mund të përdorën./mediafokus.info