SC Gjilani përforcohet edhe me një lojtar

SC Gjilani është përforcuar edhe me një lojtar para fillimit të edicionit të ri të Superligës së Kosovës.

Skuadra ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila.

Mesfushori 27-vjeçar karrierën e tij e ka nisur në qytetin e lindjes. Më pas ka luajtur edhe për ekipin e Teutës, nga 2015 deri në 2018, për t’u transferuar te Partizani i Tiranës, ku edhe u shpall kampion në kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Ekipi i fundit i Hilës para kalimit te Gjilani ishte Prishtina, ku qëndroi për një vit dhe pati 15 paraqitje.

Mesfushori ka firmosur kontratë me Gjilanin e cila do ta mbajë atë pjesë të ekipit kuq e bardh për një edicion./mediafokus.info/