SC Gjilani transferon sulmuesin Shend Kelmendi

Sport Club “Gjilani” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin 25-vjeçar nga Prishtina, Shend Kelmendi.

Kelmendi i cili ka dalur nga akademia e KF Prishtinës, hapat e parë të karrierës i kishte bërë po në skuadrën kryeqytetase.

Përveç Prishtinës, futbollisti më i ri i Gjilanit, ka mbrojtur ngjyrat edhe të disa skuadrave tjera në Kosovë dhe jashtë saj, ku vlenë të ceket aventura e tijë në klubin korçar, KF Skënderbeu.

Kelmendi, pozita e të cilit është sulmues, në edicionin e fundit ka luajtur për skuadrën e Flamurtarit, ku ka zhvilluar 24 takime, duke realizuar 10 gola dhe duke dhuruar një asistim për ish-bashkëlojtarët e tij.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë me klubin, e cila do ta mbajë atë në skuadrën kuq e bardh për dy vitet e ardhshme./mediafokus.info/