Sekretaria e Kuvendit ia ndërron Labinotës partinë dhe emrin

Sekretaria e Kuvendit të Kosovës, sot gjatë fjalimit të deputetes Labinotë Demi Murtezi (LVV) në seancën plenare për mocionin e qeverisë, ia nxori gabim jo vetëm partinë, por edhe emrin.

Kështu, në vend se ta prezantonte atë si deputete të LVV, poshtë emrit të saj ishte shkruar: Labinot Demi Murtezi PDK, duke ia ndërruar edhe “gjininë” në kuptimin e drejtshkrimit të emrit. (Labinot/ë).

Dikush mori shkas nga kjo dhe në rrjetet sociale komentoi: Labinota po i ndërron aq shpesh partitë sa as sekretaria e Kuvendit nuk po arrin me përcjellë.