Selimi: Thaçi e Vuçiq, nga bashkëbisedues u kthyen në bashkëpunëtorë

Deputeti Rexhep Selimi është i bindur se ka një plan mes presidentit të Kosovës Hashimi Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, kjo marrëveshje ndër të tjera parasheh edhe amnistimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia, me kush që siç tha Selimi, të amnistohet vet Thaçi nga Gjykata Speciale.

Selimi i ftuar bë emisionin Raport të KTV-së, tha se Thaçi e Vuçiq nga bashkëbisedues që ishin janë kthyer në bashkëpunëtorë.

“Nga bashkëbisedues janë kthyer në bashkëpunëtorë, duke bashkëpunuar në një plan. Në sfond e kanë një kujdestar që ua nxjerr këto dhe për fat të keq tregohet se cili është plani. Marrëveshja, sipas kujdestarit të Thaçit, duhet t’i ketë tri elemente. Duhet të përfshijë Gjykatën speciale dhe zhbërjen e saj, pastaj amnistinë për të dy palët dhe, në fund zgjidhjen e çështjes së Veriut. Edhe në të parën, edhe në të dytën edhe në të tretën ai ngreh diçka, kjo duhet të jetë shqetësuese, më shumë se një deklaratë e një personi siç është Shkëlzen Gashi, që ishte këshilltar e sot nuk është më”, tha Selimi.