Selmanaj përshëndet aksionin në Karaçevë: ‘Shtet ligjor, s`ka tjetër’

Aksionin e mbrëmshëm të policisë në Karaçevë të Kamenicës, ku janë arrestuar 33 persona, e ka përshëndetur edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka folur për shtetin ligjor.

“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, ka shkruar Selmanaj.

Në këtë operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në këtë pjesë, ku operonin një numër i konsiderueshem i kazinove./mediafokus.info