Senatori që kërkoi heqjen e trupave amerikane nga Kosova, preket me koronavirus

Senatori amerikan, Rand Paul, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe tani duhet të karantinohet.

‘’Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë. Ai është asimptoatik dhe ishte testuar për kujdesi pasi kishte vizituar shumë vende dhe kishte qenë prezent në shumë evente. Ai nuk ishte i vetëdijshëm që kishte kontakt direkt me ndonjë person të infektuar’’, thuhet në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, Paul kishte kërkuar para një jave kthimin e trupave amerikane që ndodhën në Kosovë, shkaku i mosbindjes së kryeministrit Kurti për të hequr taksën me Serbinë dhe për të nisuir një periudhë paqeje.