Serwer: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit s’është çështje personale

Eksperti amerikan Daniel Serwer ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, kryetarit të PDK-së, duke thënë se Kosova është në telashe.

Sipas tij, kjo aktakuzë nuk është thjeshtë vetëm një çështje personale e Thaçit dhe Kadri Veselit, raporton Express.

“Aktakuza nuk është vetëm një çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është çështje institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”, ka thënë Serwer.

Ai tutje ka thënë se është suprizuar nga një aktakuzë e tillë pasi që ka dyshuar se vazhdojnë të ekzistojnë prova për të ngritur aktakuzë.

Dhe gjithashtu thotë se një aktakuzë e tillë vjen disa ditë përpara takimit të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Washington i cili ndërmjetësohet nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Sipas ekspertit amerikan, dikush mbase mund ta ketë menduar që publikimi i kësaj aktakuze do ta vendosë presidentin Thaçi nën presion.

Serwer thotë se presioni do të jetë shumë i madh, pasi që Hoti do të drejtoj delegacionin kosovar në Washington.