Sharon Stone: Motra ime në spital me Covid-19, njëri nga ju pa maskë ia bëtë këtë të keqe

Aktorja e njohur me famë botërore Sharon Stone tha se motra e saj është infektuar nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dha një mesazh për të tjerët që të mbajnë maska. – “Ju pa maskë ia bëtë këtë”, – tha ajo, duke akuzuar të tjerët se infektuan motrën e saj.

Sharon Stone postoi në Instagram një foto të motrës së saj Kelly, e shtruar në spital me koronavirus. – “Disa prej jush ia bëtë këtë, vini një maskë, ju lutem” – tha Stone në mesazhin e saj.

Aktorja e njohur për rolin te filmi “The Instinct Basic” shkroi se motra e saj kishte lupus, “por tani ajo ka edhe Covid-19”. Sipas Stone, e motra qëndronte e mbyllur dhe kishte fare pak kontakte, megjithatë u infektua. – “I vetmi vend ku ai shkoi ishte farmacia. Por mbi të gjitha ata që nuk duan të vënë maskë, nuk tregojnë respekt për të tjerët”, transmeton noa.

Edhe në SHBA, ka vështirësi për të identifikuar sëmundjen. – “Duhet të prisni pesë ditë për të marrë rezultatin”, – tha aktorja teksa postoi një fotografi të motrës dhe burrit të saj Bruce, një foto e realizuar në 13 Mars, në Montana, kohë kur menduan se duke mbajtur distancimin social koronavirusi nuk do t’i prekte kurrë.