SHBA ndan 500 mijë dollarë për Kosovën, në luftën kundër Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë të tjerë për Kosovën në betejën me coronavirusin, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një videomesazhi, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar rreth pakos së re të Departamentit të Shtetit dhe USAID për t’u përballë me Covid-19…Për Kosovën janë ndarë 500 mijë dollarë pasi që paraprakisht janë ndarë 1 milion që të përballej me coronaviruin”, është shprehur Kosnett.

Ndryshe, gjatë 20 vjetëve të fundit, shuma e e përgjithshme Amerika ka investuar në Kosovë tejkalon shifrën e 772 milionë dollarëve./Mediafokus.info/

#TogetherWeCan defeat COVID-19.

Great news: Kosovo receives an additional $500,000 from the U.S. Department of State and USAID Global Assistance Package to help #Kosovo fight this pandemic. #TogetherWeCan defeat COVID-19.

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Friday, May 22, 2020