ShBA-të i dhanë edhe një shans Kosovës që të jetë faktor në Shtëpinë e Bardhë

Shkruan: Agim Rexhepi

Që në start do ta potencoj faktin që jam dhe duhet të jemi falenderues ndaj ShBA-ve që i dhanë edhe një shans Kosovës që të jetë faktor në bisedimet që do të zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë, të jenë pjesë e tavolinës së madhe të bisedimeve, me pjesëmarrjen direkte të SHBA-ve gjatë bisedimeve Kosovë Serbi.

Njëkohësisht i falenderoj BE-në për mirëkuptim, pjesëmarrje e ndihmë në proces.

Unë dhe gjithë ata që pak kuptojnë diplomacinë e di/në që ne nuk jemi të përgatitur për bisedime, fatmirësisht deri tani e besoj edhe në të ardhmen e kemi pas vllaun e madh qe na ka dal në ndihmë, na ka përkrah, na ka udhëzu, na ka inkuraju, na ka mbrojt (treni rus…), na ka financu, na ka trajnu edhe atëherë kur nuk e kemi merituar, sepse kemi dasht me loz me dy letra.

Ne duhet të jemi të vetedijshëm që pa prezenc të SHBA-ve (kryesim të bisedimeve), procesi do të ngelet në sirtarët e vullnetet e shteteve e institucioneve evropiane dhe ndoshta nuk do të përfundonte kurrë. Arsyeja është e qartë ka shumë interesa të ndryshme politike, ekonomike…të shteteve evropiane. Pastaj nuk duhet harru miqësinë e vjetër të Serbisë që nga kralët e tutje.

Kohën e fundit Serbia është shëndrru në faktor stabiliteti në Ballkan e rajon pas gjithë atyre vrasjeve, shkatërrimeve, dhunimeve e gjenocidit të ushtruar ndaj popujve me të cilët luftoi (ishte luftë edhe ne Kosove edhe pse konventat apo diplomacia ruse e disa shteteve të fuqishme nuk e lejuan ti ipet ai epitet).

Fal diplomacisë sonë të ngathët me shumë gabime, ngase kanë angazhu, kushëri, bashkpartiak, apo te “afërm”, kërkoj falje nga njerzit e dijshëm e puntor, por një pjesë e madhe janë debila që asnjë ferm nuk do të duhej tu lehej në kompetencë e jo më shumë.

Unë shumë shpresoj e besoj që SHBA-të ashtu si kanë qenë sponzorizues të shtetit të Kosovës, si kanë investuar miliarda për ne, si kanë lobu e po lobojnë për njohje, si e formuan ushtrinë e Kosovës, si…., prap do ti mbrojnë interesat tona, ngase politika aktuale e SHBA-ve e Presidenti Tramp vetëm do ta vazhdojnë një politik të paracaktuar ndaj Kosovës e shqiptarëve ndoshta para 50 vitesh, si dhe ballkanit e Evropes në tërsi…

Jam i vetdijshëm që kryeminsitri ynë në Washington nuk do ta ketë peshën e vet politike sikur të ishte arritur unitet brenda subjekteve politike në vend, në sytë e tyre Evropës e Serbis, duke i pa thyrjet e mëdha më shumë do ta llogarisin si përfaqsues të LDK-së edhe pse ka titullin Kryeminist1ër ngase janë të vetëdijshëm që nuk do të mund ti implemetoj vendimet eventuale që do të merren.

Është e dhimbshme kur ka më shumë se 4-5 apo me shumë vite ne më shumë jemi marr njëri me tjetrin e për pushtet, se sa të formojmë një strategji kundra Serbisë e aleatëve të tyre.

Edhe pse që nga paslufta janë zhvilluar bisedime të ndryshme, pastaj bisedime “teknike” ku edhe laiket e amaterët e kanë ditë që duhet të kemi një strategji të qendrueshme për bisedimet finale me Serbinë.

Përfaqsuesit tanë më shumë kanë bërë udhtime e shpenzime se sa që kanë sjell dobi shtetit. Jam i vetëdijshëm që ka pas përparime në segmente të caktuara, por për mua janë të pamjaftueshme.

Poashtu, do ta potencoja faktin që ne aspak nuk ia kemi letsuar punën SHBA-ve, por përkundrazi në disa raste i kemi lënduar dhe ate rëndë.

Sikur të ishim të menqur bisedimet ndoshta do përfundonin moti. Vinin në Kosovë edhe u luteshin për nevojat tona “elitës” tonë politike, ish zv/President, sekretar shteti, zyrtar të lartë, por ne as që donim t’i dëgjonim kishte përplasje, molotov, gazra, fyerje në mes veti…

Të gjitha këto veprime “të menqura vendore”, e kanë orientuar diplomacinë tonë në veprime dyëesore dhe partit e institucionet nuk janë përgatit për bisedime me Serbinë.

Apeloj që urgjentisht të krijohet një task forcë për hartimin e strategjisë nacionale gjithpërfshirëse dhe ku të gjitha partit do të dakordoheshin, edhe pse për strategji duhet përgatit teren diplomatik për implementim dhe se nevoitet kohë që ne fatkesisht nuk e kemi.

Apeloj që urgjentisht të fillohen përgatitjet për grumbullimin e kokave më të menqura anekënd globit shqiptar dhe komuniteteve tjera që dojn me ndihmu dhe ta kemj një strategji nacionale 100 vjeçare me objektiva të kjarta kur dhe ku duhet të arrijm me rezultate të parapërcaktuara dhe të vendosim kornizat bazë për bisedime të tashme e të ardhmen dhe ku do të dakordohrshin të gjitha subjektet (e di që është shumë vështirë).

Zoti e udhzoft popullin tonë drejt unifikimit të mendimeve për strategji nacionale!

Zoti e ndihmoft popullin tonë nga veprimet e pamatura nga kushdo që ndërmiren!