SHBA: Uragani Sally godet pa mëshirë shtetin e Floridas (Video)

Uragani Sally ka shkaktuar probleme serioze në juglindjen e Shteteve të Bashkuara.

Me erërat që lëvizin me 170 kilometra në orë dhe reshje të mëdha shiu, Qendra Kombëtare e Cikloneve paralajmëron për “përmbytje të mëdha e të rrezikshme për jetën e qytetarëve”, ndërsa autoritetet e vendit informuan qytetarët se do të duhet të evakuohen.

Imazhet që vijnë nga Florida që “Sally” goditi sot janë tronditëse.

Një pjesë e urës së re “Tre milje” në Pensacola, e cila ishte rindërtuar kohët e fundit, tashmë është shkatërruar pasi është dëmtuar nga uraganet e mëparshme, konfirmuan zyrtarët e shtetit.

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Floridas, ndërsa dëmi nga cikloni “Sally” pritet të arrijë në dy deri në tre miliardë dollarë, sipas kompanisë Enki Research, e cila monitoron ciklonet dhe vlerëson koston e katastrofave.

Sipas meteorologëve, stuhia pritet të dobësohet, ndërsa reshjet e mëdha të shiut pritet të vazhdojnë deri nesër.N.D./abcnews.al