Shikojeni shpërthimin e fuqishëm në Bejrut, dhjetëra të vrarë e mijëra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.

Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 27 njerëz dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.500 të tjerë.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.

Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 27 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.500 të tjerë.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

Reagime pas incidentit

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq u tha gazetarëve se nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaku dhe se nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë dëmtim të ndonjë personelit të OKB-së.

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA tha se “jemi të vetëdijshëm për shpërthimin dhe jemi të shqetësuar për viktimat e mundshme për shkak të një shpërthimi kaq masiv”./rel/