Shkaku i Covid-19 ndalohen vizitat në burgjet e Kosovës

Shërbimi i Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ndalohen vizitat familjare, të avokatëve dhe të tjerat për të gjithë të burgosurit në burgjet e Kosovës, pas përkeqësimit të situatës me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe, të burgosurve do t`iu mundësohen telefonata me të shpeshta me familjarë dhe komunikim virtual përmes Skype.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim. Po shpresojmë që ky vendim të jetë sa me afatshkurtër”, thuhet në postimin e SHKK’së./mediafokus.info