Shkëlqim Kosova, zëri më unik për këngët lirike, vjen këtë verë me ‘Nana e Gurbetçarit’

Këngëtari i njohur gjilanas, Shkëlqim Kosova, i cili shquhet për zërin e ëmbël dhe interpretimin e veçantë, para disa ditësh ka publikuar një album, ku dominon tematika e kurbetit.

Në të vërtetë, tematikën e kurbetit, një plagë kjo e hershme dhe e përhershme e shqiptarëve, Shkëlqim Kosova e ka trajtuar me shumë përkushtim në këngët e tij.

‘Nana e Gurbetçarit’ është një nga interpretimet më të ndjeshme të Kosovës në album, ku Shkëlqimi i këndon dashurisë së nënës për të birin mërgimtar, që pret me mall ta shoh.

“Kënga e gurbetit u kushtohet mërgimtarëve tanë, që shumica nuk mundën të vijnë sivjet në pushime për t`u çmallur me familjet e tyre, shkaku i koronavirusit”, ka shkruar Shkëlqim Kosova pranë postimit të këngës ‘Nana e Gurbetçarit’, e cila të tërheq për ta dëgjuar edhe pas njëqind herësh të tjera.

Shkëlqim Kosova është zëri më unik për këngët lirike./mediafokus.info

Këngë gurbeti, kushtuar mërgimtarëve tanë ku shumica nuk erdhën në pushime. Shpresojë që të vini sa më shpejtë e të çmalleni me familjet e juaja.

Posted by Shkelqim Kosova on Tuesday, 28 July 2020