Shkëmbimi i territoreve është porosi e tmerrshme për tkurrje të trojeve shqiptare

Nazmi Maliqi

Sa herë që shkoj për në Novi Pazar, shkoj në drejtim të Leposaviqit, kur kthehem, vazhdoj në drejtim të Zubin Potokut.

Brenogosja ka kuptim të thellë shpirtëror, pse akoma politikanët e pandërgjeshëm kosovarë flasim për këmbim territoresh.

Krijohet përshtypja se politikanët e tillë, nuk e kanë lexuar dhe nuk e respektojnë Kushtetutën e Kosovës.

Liderët politikë të Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet t’i shmangen argatllukut apo servilitetit, se gjoja na qenkan proamerikanë apo proevropianë, duke i dëmtuar vlerat institucionale për ndërtimin e shtetit stabil.

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Sanxhakut dhe Malit të Zi, duhet të ndërtojnë identitetin e tyre shtetëror në shtetet ku jetojnë, duhet të ndërtojnë një pamje reale në ballafaqimet dhe konkurrencat, që mund të krijohen në kuadër të rendit ekonomik, arsimor, politik dhe të mirëqenies sociale.

Roli i shqiptarëve si trup i përbashkët me këto identitete shtetërore, duhet të zë një vend të rëndësishëm për ndërtimin e raporteve të ndërvarësisë, në regjionin ballkanik.