“Shkëmbimi i territoreve përfundimisht nuk është në tryezë”

Shkëmbimi i territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë. Ajo nuk është më pjesë e diskutimeve, megjithëse mund të ketë qenë më herët.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Ivan Vejvoda, këshilltar shkencor në Institutin për Shkencat Humane (IWM) në Vjenë.

Vejvoda, që ka qenë edhe nënpresident për programet e Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, thotë se ai nuk beson se qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje në këtë moment, që do të përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës.