Shkon në 416 numri i viktimave nga coronavirusi

Në Kosovë janë shënuar edhe gjashtë raste të vdekjeve si pasojë e infeksionit, duke çuar në 416 numrin e viktimave nga coronavirusi, raporton Mediafokus.info.

Krahasuar me dy javët e fundit, sot është shënuar numri më i vogël i viktimave.

Në total, brenda pesë muajve të përballjes me pandeminë globale COVID-19, numri i viktimave shkon në 416.

Viktima e parë e regjistruar zyrtarisht nga coronavirusi, është një 82-vjecar nga fshati Dumnicë i Podujevës./Mediafokus.info/