Shkon në 77 numri i të infektuarve me Covid

Sot më 17 qershor janë testuar gjithsej 437 mostra dhe me Covid 19 kanë rezultuar 77 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë), Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë), Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë), Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit), Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e Epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i Poshtëm), Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë), Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin) Komuna e Skenderajt 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj) Komuna e Ferizajt 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Nga data 8 shkurt deri më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.833 raste, me 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

/mediafokus.info