Shokuese në SHBA, afro-amerikani në gjendje të rëndë pasi qëllohet nga policia (Video)

Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duket se do të shkaktojë një tjetër revoltë qytetare, pasi ka qëlluar disa herë me armë një afro-amerikan, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, raporton Mediafokus.info.

Pas incidentit, dhjetëra qytetarë u mblodhën menjëherë dhe filluan të protestonin në vendin e incidentit.

Viktima u dërgua në spital nga policia, sipas një njoftimi për shtyp nga departamenti i policisë së qytetit.

Policia nuk dha detaje për ngjarjen. Incidenti do të hetohet nga Departamenti i Shtetit i Drejtësisë, sipas njoftimit./Mediafokus.info/