Shpërndante drogë në qytet, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi është vërtetuar veprimtaria e tij kriminale në fushën e narkotikëve. Ai është Zalmir Qyteti, nga Korça, që po ashtu është edhe subjket i OFL-së për të deklaruar burimin e pasurive.

“Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke”, thotë policia.

Nëpërmjet 7 personave të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

35-vjeçari, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme. /k.k/noa.al/