Shpërthimi në Liban, shkon në 50 numri i të vdekurve, mbi 2700 të plagosur

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Liban, deri më tani janë raportuar 50 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Ministria libaneze e Shëndetësisë thotë se rreth 3,000 persona janë plagosur nga ky shpërthimi i fuqishëm, në një zonë industriale në portin e Bejrutit.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve libaneze, 50 persona kanë mbërritur të pajetë në spital, ndërsa shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për dhurime masive gjaku të çdo grupi.

Qeveria ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare.