Shpëton nga dënimi vrasësja e vogëlushit shqiptar në Zvicër, quhet e sëmurë psikike

Gruaja që vrau me thikë vogëlushin shqiptar në Zvicër, shpëtoi pa dënim. Gjykata nuk i shqiptoi asaj dënim me burgim, me arsyetim se ishte e sëmurë psikike, raporton MediaFokus.info

Vendimi i gjykatës i ka irituar veçmas shqiptarët në Zvicër, që përbëjnë njërin nga komunitetet e mëdha në këtë shtet helvetik.

“Si në shumë vende të botës që drejtësia nuk është për të gjithë e njëjtë”, ka shkruar njëri nga mërgimtarët tanë atje. Ai e quna padrejtësi të madhe vendimin e Gjykatës së Bazelit në Zvicër

Një grua zvicerane, më 21 mars 2019, në pikë të ditës, në mes të rrugës, vetëm 200 metra nga shkolla dhe shtëpia ku banonte fëmija 7-vjeçar, me gjakftohtësi e sulmoi me thikë djaloshin nga Kosova, i cili vdes në spital.

Gruaja që e kreu veprën lirohet si rast me probleme psikike dhe vendoset nën kontroll shtetëror, në një shtëpi për të sëmurë psikikë.

Ajo e kishte kryer veprën për t`i tërhequr vëmendjen shtetit, me të cilin kishte disa probleme financiare

Vogëlushi shqiptar ishte varrosur në Gjilan, më 23 mars të këtij viti. /MediaFokus/