Shqipëria i shkon në ndihmë Italisë me një ekip mjekësh

Një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë është nisur pasditen e sotme drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj ne betejën me koronavirusin.

Ekipi nga Shqipëria tashmë është ulur në aeroportin e Romës.

Ekipin shqiptar të shoqëruar dhe nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj e ka pritur vet ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar pamje direkte nga mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

“Faleminderit Shqipërisë, miqve tanë shqiptarë dhe popullit shqiptar”, u shpreh ministri Di Maio ndërsa shoqëroi gjatë gjithë rrugës mjekët shqiptarë, raportojnë mediat shqiptare dhe ato italiane./mediafokus