Shqiptarët fitojnë 2 mandate në Mal të Zi, qeveria varet prej tyre

Nga numërimi i deritashëm i votave në Mal të Zi, shqiptarët kanë fituar dy mandate në parlamentin e këtij vendi. Por, jo të gjithë shqiptarët kanë garuar së bashku dhe orientimet e tyre pro koalicioneve janë të ndryshme.

Partia e shqiptarit Abazoviç është kundër Gjukanoviçit. Ai është pjesë e koalicionit me Frontin Demokratik, partia më e madhe opozitare, njëherësh pro-serbe dhe pro-ruse, që ka garuar brenda koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që udhëhiqet nga profesori Zdravko Krivokapiq – një figurë jopartiake.

Mandatin tjetër e ka fituar “Lista shqiptare”. Kryesuesi i “Listës shqiptare” Nik Gjeloshi./mediafokus.info