Shtëpia e Bardhë konfirmon se Hashim Thaçi nuk u ftua në takim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është i ftuar në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo gjë është konfirmuar nga Grayson Vincent, prej divizionit të mediave në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.

Gazeta Infokus e ka pyetur znj. Grayson Vincent nëse Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë pjesë e takimit të 2 shtatorit, duke e ditur që takimi i 27 qershorit u anulua pasi u lajmërua që është ngritur aktakuzë për të nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Grayson Vincent për Infokus ka thënë që pjesë e takimit do të jenë Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri, Avdullah Hoti.

“Në cilësinë e një zyrtari të lartë të administratës:

Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brian do të pres liderët e Serbisë dhe Kosovës me Ambasadorin Grenell, më 2 shtator.

Shtetet e Bashkuara shikojnë përpara në këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Hoti.

Shtetet e Bashkuara besojnë që progresi në çështjet ekonomike është kyç në avancimin e procesit të paqes”, është përgjigja e Grayson Vincent.