Shtyhet deri më 14 shtator fillimi i vitit të ri shkollor

Viti i ri shkollor nuk do të fillojë deri më 14 shtator. Shkas për këtë shtyrje është pandemia COVID-19. Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se në këtë takim është vendosur që mësimi të fillojë më 14 shtator 2020 për të vazhduar pastaj sipas master planit në tri faza.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga e hënë për të diskutuar çështjet tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai. /mediafokus.info