Shukrija e uron e dëshpëruar Agimin: Po tash janë shumuar thikat shpirti jem…

Shukrije Ramadani e ka uruar bashkëshortin e saj Agimin, në ditëlindjen e tij, e dëshpëruar për gjendjen në vend.

“Shumë gjëra u bënë ndryshe qe 21 vite të mungesës sate!”, thotë ajo.

Ky është shkrkimi i plotë i Shukrije Ramadanit:

Për ditëlindjen Tënde Si ta uroj ditëlindjen shpirti im?!

Në lulen e rinisë me gjakun tënd lave ëndrrat tua për Shqipërinë e bashkuar.

Shumë gjëra u bënë ndryshe qe 21 vite të mungesës sate!

Erëra të forta po fryjnë kufinjëve tanë me shpresën se mund të ju lēvizin, shtyjnë ma anash për ca hektarë, ose të ju përvetësojnë e me emrin tuaj të na bindin se kjo ishte edhe ëndrra e juaj.

Po harrojnë se gjaku i derdhur ecë lirshëm damarëve të tokës së lashtë pellazge e cila nuk falet aq lehtë,se frymon dhembje.

Ti prekësh ata damarë e prek shpirtin e epokave të çëndresēs.

Ndoshta më mirē që na u mbyllën rrugët kah ju e lulet u vyshkēn nē duar,se do të habiteshe me pamjen e përqudnueme të botës njerëzore që do të vizitonin.

Njerëz pa fytyra veq me sy. Kishin ardhur aq shumë sy e ua kishim prishur qetësinë!

Ti ke ditur t`i lexosh sytë e njerëzve, të zbulosh të fshehtat e tyre e thikat pas shpine që ti ruanin!

Po tash janë shumuar thikat shpirti jem, në çdo anë secili therr secilin e fshehet pas maskes së liderit.

Ideali u shkel e harru si të zhdukurit e luftës.

Ëndrrat e bukura u shëmtuan e po shëndrrohen në makthe të humburish që se gjejnë rrugën e dritës!

Asesi spo e gjejmë kush është Diogjeni, kujt tia besojmë shpirtin kur dreqërit me rroba engjujsh po vishen e mbi kokat tona daullet e patriotizmit i rrahin në emër të dheut e atdheut.

Çdo herë jam lutur ti qelësh sytë e të shikosh lirinë që me gjak e lave, sot shpresoj që nuk na sheh e na dëgjon!

Pusho i qetë shpirti im, se ti vetëm ditëlindje ke! Pusho, me bindjen se ngjyrat e lirisë janë ashtu siç i ëndërrove e pikturove me dashurinë e përjetshme!/mediafokus.info