Si e trajtonin motivin e dashurisë në këngët e tyre rapsodët popullorë?

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese, të cilët i përkasin tipit të rapsodisë së mirëfilltë, vend të merituar zë Rizah Bllaca, nga fshati Bllacë i komunës së Suharekës, shkruan KultPlus.

Këngët që i ka kënduar ky rapsod, paraqesin një pasuri të veçantë për traditën poetike populIore.

Bllaca e kultivoi me shumë kujdes këngën historike, duke shquar rolin patriotik të personazhit.

Mirëpo, Bllaca ka kënduar edhe këngë që trajtonin tematikën e dashurisë, këngë këto që i kanë bërë ballë kohës dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

Njëra nga këngët më të dëgjuara të rapsodit tonë të mirënjohur me tematikë dashurie, është ajo ‘Shkon e vjen kah dera ime’.

Bashkëngjitur gjeni videon e këngës: