Si është e mundur që fëmijët të dhunojnë prindërit e tyre, çka po ndodh me shëndetin mendor?

Te populli serb ka qenë i njohur zakoni i mbytjes së prindërve, kur ata arrijnë një moshë që nuk janë më të dobishëm për familjen. Më vonë, kjo është ndaluar me ligj.

Por te shqiptarët, respekti ndaj prindërve ka qenë tradicionalisht i pa diskutueshëm. Por, çka po ndodh tani që çdo ditë dëgjojmë raste ku fëmijët dhunojnë prindërit, babën dhe nanën.

Për më keq, jo vetëm që fëmijët po ngrehin dorë mbi prindër, por ka ndodhur që edhe t`i dhunojnë ata në mënyrë barbare, duke i prerë me thikë.

Me sa duket, pos tjerash, lufta ka lënë pasoja të mëdha edhe në shëndetin mendor të qytetarëve tanë, që tani po shfaqen.

Një rast i rëndë i dhunës në familje, është raportuar së fundi në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet ta ketë rrahur nënën e tij.

Deri tek ky incident dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje familjare.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./mediafokus.info