Si i ka lexuar populli mesazhet e presidentëve përmes fotove?

Dy presidentët shqiptarë, Ilir Meta (Shqipëri) e Hashim Thaçi (Kosovë) kanë postuar foto pak a shumë të njëjta, i pari duke iu gëzuar pranverës dhe i dyti duke i krasitur pipat e pranverës.

Fotot e presidentëve, gjithsesi që përcjellin mesazhe te publiku.

Si i kanë “lexuar” qytetarët këto mesazhe:

 

Hashim Thaçi: Në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt

Populli: Koha e krasitjes nuk asht o kryetar, mos i merr n’qafë edhe pemët si neve këndej.

Po veç edhe Kosovën po do me krasit.

Ruaju se po e pret ndonjë gabim e mbetemi pa fryte…..!

S`po i ha populli foret më.

President, ka nevojë Kosova m`i krasit do njerëz që s`i vyen send këtij vendi…

President bojkoto produktet serbe

Është dashur goxha moti me ja nis me krasit, president.

Ka kohë qe je tu shartua pipa ti (krejt rinia ne Evrope).

Ka nevojë edhe qeveria m`u krasit pak se ja ka nis me qit pipa antiamerikan.

E krasite Kosovën, s’po e krasit një pemë ti

Nëse të merr koha kështu e mirë, s`po dojshe me lan pipa kund

E vërtetë zoti president, por të lutem punën që nise mos e le përgjysmë

Hahaha fjalët e thella i ke ti…

 

Ilir Meta: Lulet po shtohen! Pranvera nuk ndalet

Populli: Zoti të ruajt e pranverë e bëfsh për Shqipërinë

Mos e ndal po mbaje fjalën e burrit që ke dhënë

Pranvera po vjen, por e njëjta gjë. DO BEHET NDONJE NDRYSHIM PER POPULLIN? APO VETEM PER POLITIKANET?

E Vetmja shpresë për mbarë shqiptarët keni ngelur vetëm ju z. President!

Pranvera do të lulëzojë me lëvizjet revolucionare, me në krye presidentin, siç ka qenë balancë për këtë komb, ashtu do ta shpëtojë Shqipërinë

Pranvera vjen me ty

Cakto orën se datën e ke caktuar….

O ti je figurë kombi si Sali Berisha, vaj me det çka kish bërë në këtë milet Edvini po mos me qenë dhe ti

Njerëzit po mblidhen thotë presidenti, protestat nuk ndalen

Parlamenti duhet të ishte shpërndarë para 1 viti, kur u braktis nga opozita. Sot është vonë zoti President./mediafokus.info