Si qëndron Shqipëria me COVID-19, ja detajet për 24 orët e fundit

As Shqipëria nuk qëndron mirë në përballjen me virusin COVID-19, shkruan Mediafokus.info.

Ministria e Shëndetësisë ka publiuar të dhënat e 24 orëve të fundit, ku u regjistruan 101 raste të reja dhe 5 humbje jete.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2 dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19./Mediafokus.info/