Si ta dallojmë ftohjen nga COVID-19 te fëmijët

Kollë, dhimbje fyti, temperaturë: është e pashmangshme që fëmijët të mos ftohen ose të sëmuren nga gripi stinor. Sëmundje të tilla të lehta janë diçka mëse e zakonshme për moshat e vogla. Por, këtë vit, prindërit përballen me frikën e madhe të COVID-19.

Atëherë, si mund ta dallojnë ata se çfarë i ka prekur të vegjlit e tyre?

Simptomat në fakt janë shumë të ngjashme mes tyre dhe diganozën e sigurt e vendos padyshim testi për COVID-19.

Sidoqoftë, ka edhe disa mënyra për ta dalluar paraprakisht nëse të miturit janë pozitivë.

Ekspertët thonë se nëse fëmija ka hundët e bllokuara dhe pak kollë, pa shenja të tjera, siç janë shqetësimet gastrointestinale, mund të thuhet me siguri se është ftohje ose grip klasik.

Simptomat që duhet të shqetësojnë prindërit sipas tyre janë humbja e shijes dhe nuhatjes, kolla e thatë dhe e vazhdueshme, dhimbjet e barkut, dhimbja e kokës dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Shifrat po e konfirmojnë gjithmonë e më shumë se përgjithësisht COVID-19 mund të mos jetë i rrezikshëm për më të vegjlit, por nga ana tjetër ata mund të kthehen në bartës të heshtur dhe ta përhapin semundjen edhe kur janë asimptomatikë.