Sigurohet një numër i kompjuterëve për fëmijët romë që të ndjekin mësimin online

Fëmijët e komunitetit rom nuk kanë qenë në gjendje të ndjekin mësimin online për shkak të kushteve në të cilatg jetojnë ata.

Javën që shkoi, lagjen e romëve në Gjilan e vizitoi nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili bëri apel për dhurimin e pajisjeve tekonologjike për këta fëmijë.

“Të mërkurën e javës që po e lëmë pas, paraqita shqetësimin tonë, lidhur me mospërfshirjen e fëmijëve të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në procesin edukativo-arsimor online dhe pas thirrjes tonë, për t’i mbështetur këta fëmijë me paisje teknologjike, u lajmëruan disa donatorë vullnetmirë”, ka shkruar Ismajli në profilin e tij.

Kompania “Led com”, me Mehmet Sopa dhe Refik Ramadani ofruan 10 kompjuterë për këta fëmijëve, për t`u mundësuar qasjen në mësimin online, një e drejtë në shkollim, sikurse e të gjithë fëmijëve tjerë në Kosovë.

Ky komunitet meriton shumë më shumë. Institucionet qendrore nuk po tregojnë ndjeshmërinë e duhur ndaj këtij komuniteti.

“Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues, ndaj “Led Com”, të cilët investuan në edukimin e këtij komuniteti”, ka shkruar Ismajli/mediafokus.info.