Situatë e rëndë pandemie në fqinjësi, 9 viktima në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 162 persona kanë rezultuar pozitiv vetëm dje, ndërsa 9 persona të infektuar me Covid 19, kanë vdekur.

Rastet e reja me Vovid 19 janë nga: Shkup-92, Tetovë-35 Kumanovē-3, Dibër-5, Shtip-1, Strugë-3, Ohër-4, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Resnje-1, Gjevgjeli-1, Shën Nikollë-1.

Janë shëruar 5 persona, por 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së ktij vendi fqinj./mediafokus.info