Skënder Hyseni emërohet Koordinator Shtetëror për Dialog

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Skënder Hyseni është emëruar Koordinator Shtetëror për Dialog. 

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Më 1 korrik në mbledhjen e qeverisë së Kosovës ishte vendosur për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog me Serbinë në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Këshilli do të udhëhiqet nga Koordinatori Shtetëror për Dialog./mediafokus.info/