Sot 65 raste të reja me COVID-19, 75 të shëruar

Sot në Kosovë janë shënuar 65 raste të reja me COVID-19, ndërsa 75 pacientë janë shëruar.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 69 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë,  Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri.

Sot më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144, thuhet në njoftimin e IKSHP./mediafokus.info/