Sot, 71 të shëruar, 79 pozitivë në Covid, shumica janë nga kjo komunë

Sot më 30 qershor janë testuar 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe kontaktet në rasteve në terren dhe 79 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës – 40 raste, komuna e Vushtrrisë – 10 raste, komuna e Fushë Kosovës – 7 raste, komuna e Mitrovicës – 4 raste, komuna e Podujevës – 3 raste, komuna e Gjakovës – 3 raste, komuna e Ferizajt – 2 raste, komuna e Skenderajt – 2 raste, komuna e Lipjanit – 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë./mediafokus.info