Sot, 82 raste të reja me Covid 19

Sot më 19 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve në terren.

Me Covid 19 janë konfirmuar 82 raste të reja.

Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14, komuna e Vushtrrisë 7, komuna e Prizrenit 5, komuna e Ferizajit 3, komuna e Vitisë 3, komuna e Podujevës 2, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

Sot më 19 qershor 2020, kanë rezultuar të shëruar 7 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 980.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve në Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Nga data 8 shkurt deri më 19 qershor 2020, janë testuar gjithsej 20.662 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë kanë rezultuar gjithsej 1.998 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /mediafokus.info