Sot gjashtë muaj u shënua rasti i parë me Coronavirus në Kosovë

Kosova ka shënuar mijëra raste pozitive me Coronavirus dhe afro 600 të vdekur, por rasti i parë i konfirmuar është shënuar më 13 mars, para gjashtë muajve, raporton Mediafokus.info.

I pari kosovar i prekur me këtë virus ishte një 80-vjeçar nga fshat Stubëll e Vitisë, i cili kishte ardhur në vendlindje nga Italia, disa ditë më parë.

Sot Kosova numëron 14 mijë e 239 persona të prekur, derisa afro 600 e kanë humbur betejen me virusin Corona./Mediafokus.info/