Sot lirohet një pacient i shëruar nga Covid, një tjetër është gjendje të rëndë

Sot lirohet një pacient i shëruar nga Covid, një tjetër është gjendje të rëndë, Përndryshe në Klinikën Infektive janë të spitalizuar 11 pacientë, prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:
• 5 pacientë janë në gjendje stabile;
• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;
• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Sot lirohet një pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet, thuhet në raportin e Klinikës Infektive./mediafokus.info