Sot, mbi 120 raste të reja me Covid

Sot më 29 qershor janë testuar 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe kontaktet në terren prej të cilëve 122 raste kanë rezultuar pozitive.

Numri total i rasteve pozitive – 2.799 nga 23.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 29 qershor janë shëruar 81 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 1.506, kurse raste aktive janë 1.244.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë./mediafokus.info/