Sot varroset në vendlindjen e tij mërgimtari Beqir Kurti i cili vdiq në Gjermani

Sot (e mërkurë) varroset në vendlindjen e tij, në Bresalc të Gjilanit, mërgimtari Beqir Kurti, i cili vdiq para pesë ditësh në Gjermani, në moshën 44-vjeçare.

Kështu kanë njoftuar familjarët e tij, të cilët kanë thënë se ‘varrimi i vëllaut tonë do të bëhet të mërkurën, më 5.08 2020, në ora 16:00 në Bresalc’ dhe njëherësh kanë kërkuar që për shkak të pandemisë të jeni të kujdesshëm sa i përket masave mbrojtëse.

Sipas familjarëve të tij, Beqiri ndërroi jetë në Stuttgart të Gjermanisë, pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër, ndërsa la pas vete gruan dhe dy fëmijë, raporton mediafokus.info

Këto janë disa prej postimeve që kanë bërë familjarët dhe miqtë e tij:

Sa e vështir është te besosh, së bashku morëm rrugën e gurbetit a thua pse ike nga ne apo pse Zoti deshi të të merr, na le me zemër te thyer dhe të piklluar.

U prefsh ne paqe o kusha im i dashur dhe kolegu im i punës, do të më mungosh tërë jetën, do të jetoj me kujtimet e tua me sjelljet e tua njerzore dhe me buzqeshjet e tua që na e bënin të leht gurbetin.

E dhondër të pata si vllaun, ku të mirën e të keqën gjithher e kemi diskutu mesvete edhe shkove pa më thon lamtumirë, shkove bash në kohën ku ju dashte më së shumti Familjes, qka të bojsh kjo është jeta, Allahu të deshti për vete bash në këtë dit Bajrami ku nuk patem rastin as të urojm njëri tjetrin. Të Allahut jemi tek ai do të kthehemi, po ti shkove në moshë 44 vjeqar e neve na lë në nji sprov shum të rënd ku koka e vështir ta besosh qe ti mo nuk do të jeshë të qeshim së bashku, vlla të qoft i letë dheu i zi, e Allahu të mëshiroft me lulat e xhenetit e ne shpresojm qe prap të takohemi në nji jetë tjetër në amshim./mediafokus.info/