Spitali i Gjakovës: 32 pacientë me oksigjenoterapi

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se 55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, ku prej tyre 36 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv dhe 7 pacientë janë konfirmuar negativ.

Sipas raportit, 8 pritet të testohen, ndërsa 4 pacientë po presin rezultatet.

“32 pacientë janë me oksigjenoterapi, 3 pacientë janë në CPAP maskë. Covid pozitiv aktiv janë 5 mjekë, 14 infermier dhe 3 stafe mbështesë”, thuhet në raport.